DASHNOR SELIMI
Dashnor Selimi, tashmë i profilizuar në aspektin e formimit poetik, në lëvrimin e disa gjinive letrare me “notë” të suksesshme, paraqitet me një lirikë të montatuar sipas stilit vetjak, e titulluar me një ndihmesë rrëmbyeshmërie e priviligj “Anëvjose”. Magjishmëria natyrore dhe “fokusimi” i shpirtërores, dinamizmi mendimor krahëshpejtë dhe krahëartë fluturues ka forcë meditative, ekspresive për të hulumtuar dhe “rrëmbyer” virgjërinë, ndjeshmërinë, traditizmin. Tematikë e larme, dëshira të lëna të “varura” në gjallëshmërinë e trevës dhe në Anë Vjosë shumëngjyrimore, me afekte emigruese, mallimi, dëshirë kontaktim syri, letërkëmbim me notë e melodi harmonike lirizmi, zbulimi i të fshehtave të ëmbla dhe idhnake, por edhe me kryefjalë rrëngjethëse, pjesë koncertuese të asamblimit me interpretë ngjyrëshikimorë dhe ngjyrë ideorë; prezenca e pigmentit narrativ klimatik dhe relievit aq dëshirues, aq fjalësues; hyrje tallanditëse, dëshiruese, deri në porimet e natyrës, e kthejnë këtë tablo lirike në një reliev dinamik që rrjedh, spërkat dhe trazon mendësinë, e cila ndoshta ka çaste pasigurie, turbullimi, apo gjumëzim sonambulistik jo vetëdashës. Kjo “tematikë dhe trajtesë relievore” zgjon interesa fantazore dhe flet për të nesërmen… Lirika ka në substancën e saj largimin e beftë, atë të fshehtësisë, trishtin, trillin dhe rënie në nota të vetmisë, por edhe krenimin fisnor…( E CITUAR)
Perse shkeputa kete poezi?? Per te thene te verteten gjithcka qe lexova nga krijimtaria jote Dashi me mbertheu dhe me befasoi si nga menyra e te shkruarit dhe gjetjet e komunikimit qe ke bere me lexuesin si dhe pasurine figurative letrare e cila te jep kenaqesine dhe te mbush me shume emocion.Pikerisht poezia qe une publikova eshte nje poezi shperthyese ndjenjash e nderthurur mjeshterisht me metaforen dhe krahasimet si dhe me gjetjet e tjera figurative.Dhe nese poezia flet dhe te ngre peshe ajo atehere ska pse te lexohet rutine por te kendon ne shpirt dhe te emocionon .Urimet e mia per krijimtarine tende dhe suksese te metejshme!
PERSE IKE?
_______________
Përse ike këtë dimër të ftohtë,
ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë
dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,
ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh?
Mbledh copat e mbetura nëpër rrugë,
si lule të mardhura, të ngrohen
brenda afshit të trupit tim,
zhytur në hijet e qiellit që s'lëviz,
shpresat e pragmuzgut të fundosur.
* * *
Ti ike me mbështjelljen e purpurtë
të ditës së përgjumtë,
pa shkëmbyer asnjë fjalë me njerëzit,
e thinjur, të cilët qëmtojnë buzështëpive,
përfytyrimet e ëndrrave,
të ëndrrave, që zhvishen në pragjet e gurtë.
* * *
Ti ike me ata sy të rënduar,
andej nga pasqyroheshin në lisin plak,
ca rreze dielli,
mbytur nga zërat e shiut.
Le një derë mbështjellë me çarçafë dhëndërie,
derën e hapur...Të shikoje ëndrrat,
shkundur nga plogështia,
duke nënshkruar fjalën e fundit:
''Jetova në një botë pa dashuri''.