Κυριακή 8 Φεβρουαρίου 2015

LEONORA NDOJA SEFGJINI

MË KA MAR MALLI SHUMË MË KA MAR ,,!
______________________________________________
Më ka mar malli aq shumë më ka mar,
të më presësh tek dera e të më thuash një fjalë.
Oh Nëna ime e shtrenjtë sa shumë dua të ti shoh,
sytë që të qeshnin e të ti puth flokët e bardhë...!
Të më presësh me buzëqeshjen tënde flori
unë drejt teje të shtrij krahët e si dikur fëmijë.
Të ti puth ato duar e të ti puth ato sy,
ti të më thuash mirëse më erdhe moj bijë...!

Si t'ja bëj mallit që më djeg e më zhurit...
pa puthjet dhe përqafimin tënd të ëmbël...
Gjithçka do të jepja për ty o Nënë o shpirt
për dashurinë dhe fjalën tënde të ëmbël...!

Më ka mar malli të ta largoj atë shami,
të ti prek ato gërsheta e të ti kreh me këto duar.
Të më thuash rrofsh moj bijë moj Norja ime
të më shuash këtë zjarr që djeg zemren time...!
Të ulem edhe njëherë si dikur dhe me ëndje,
e të këndoj nën përkëdheljen tënde.
Një kënge për ty moj bijë Sarandjote,
do ta qaj me mall unë Norja jote...!

Tekst per kenge shkruar nga kengetarja LEONORA SEFGJINI
Redaktoi S.NACI

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου