Πέμπτη 26 Μαρτίου 2015

SHUMË URIME POET

----------------------------------------- Kur mendimet luftojnë me zemrën... S'mposhtet pena qëndron besnike! Thellë mes rasave gdhend këngën S'pyet për moshë e s'pyet për vite...
Pena jote nuk shkruan tek fleta... Me bojë gërmat kurrë s'njollos! I mbledh ëndrrat, skalit tek jeta, Frymë dhe shpirt bashkë i vulos.
Kjo e imja shumë rënd ka shkruar... Dhemb për dhemb është përleshur! Por tani...Ajo dridhet ndër duar... Me poet ndonjeher s'është ndeshur...!
Veç se urimi s'jepet me duar... Ai frymon, buron thellë nga zemra! Vjen tek ti...!TË URON GËZUAR!! Lart në qiell mbretroft e jotja kënga...
Donika hamitaj

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου