Κυριακή 8 Φεβρουαρίου 2015

LEONORA NDOJA SEFGJINI

MË KA MAR MALLI SHUMË MË KA MAR ,,!
______________________________________________
Më ka mar malli aq shumë më ka mar,
të më presësh tek dera e të më thuash një fjalë.
Oh Nëna ime e shtrenjtë sa shumë dua të ti shoh,
sytë që të qeshnin e të ti puth flokët e bardhë...!
Të më presësh me buzëqeshjen tënde flori
unë drejt teje të shtrij krahët e si dikur fëmijë.
Të ti puth ato duar e të ti puth ato sy,
ti të më thuash mirëse më erdhe moj bijë...!

Si t'ja bëj mallit që më djeg e më zhurit...
pa puthjet dhe përqafimin tënd të ëmbël...
Gjithçka do të jepja për ty o Nënë o shpirt
për dashurinë dhe fjalën tënde të ëmbël...!

Më ka mar malli të ta largoj atë shami,
të ti prek ato gërsheta e të ti kreh me këto duar.
Të më thuash rrofsh moj bijë moj Norja ime
të më shuash këtë zjarr që djeg zemren time...!
Të ulem edhe njëherë si dikur dhe me ëndje,
e të këndoj nën përkëdheljen tënde.
Një kënge për ty moj bijë Sarandjote,
do ta qaj me mall unë Norja jote...!

Tekst per kenge shkruar nga kengetarja LEONORA SEFGJINI
Redaktoi S.NACI

Τετάρτη 17 Ιουλίου 2013

DASHNOR SELIMI




DASHNOR SELIMI


Dashnor Selimi, tashmë i profilizuar në aspektin e formimit poetik, në lëvrimin e disa gjinive letrare me “notë” të suksesshme, paraqitet me një lirikë të montatuar sipas stilit vetjak, e titulluar me një ndihmesë rrëmbyeshmërie e priviligj “Anëvjose”. Magjishmëria natyrore dhe “fokusimi” i shpirtërores, dinamizmi mendimor krahëshpejtë dhe krahëartë fluturues ka forcë meditative, ekspresive për të hulumtuar dhe “rrëmbyer” virgjërinë, ndjeshmërinë, traditizmin. Tematikë e larme, dëshira të lëna të “varura” në gjallëshmërinë e trevës dhe në Anë Vjosë shumëngjyrimore, me afekte emigruese, mallimi, dëshirë kontaktim syri, letërkëmbim me notë e melodi harmonike lirizmi, zbulimi i të fshehtave të ëmbla dhe idhnake, por edhe me kryefjalë rrëngjethëse, pjesë koncertuese të asamblimit me interpretë ngjyrëshikimorë dhe ngjyrë ideorë; prezenca e pigmentit narrativ klimatik dhe relievit aq dëshirues, aq fjalësues; hyrje tallanditëse, dëshiruese, deri në porimet e natyrës, e kthejnë këtë tablo lirike në një reliev dinamik që rrjedh, spërkat dhe trazon mendësinë, e cila ndoshta ka çaste pasigurie, turbullimi, apo gjumëzim sonambulistik jo vetëdashës. Kjo “tematikë dhe trajtesë relievore” zgjon interesa fantazore dhe flet për të nesërmen… Lirika ka në substancën e saj largimin e beftë, atë të fshehtësisë, trishtin, trillin dhe rënie në nota të vetmisë, por edhe krenimin fisnor…(  E CITUAR)



Perse shkeputa kete poezi?? Per te thene te verteten gjithcka qe lexova nga krijimtaria jote Dashi me mbertheu dhe me befasoi si nga menyra e te shkruarit dhe gjetjet e komunikimit qe ke bere me lexuesin si dhe pasurine figurative letrare e cila te jep kenaqesine dhe te mbush me shume emocion.Pikerisht poezia qe une publikova eshte nje poezi shperthyese ndjenjash e nderthurur mjeshterisht me metaforen dhe krahasimet si dhe me gjetjet e tjera figurative.Dhe nese poezia flet dhe te ngre peshe ajo atehere ska pse te lexohet rutine por te kendon ne shpirt dhe te emocionon .Urimet e mia per krijimtarine tende dhe suksese te metejshme!

PERSE IKE?
_______________


Përse ike këtë dimër të ftohtë,
ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë
dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,
ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh?
Mbledh copat e mbetura nëpër rrugë,
si lule të mardhura, të ngrohen
brenda afshit të trupit tim,
zhytur në hijet e qiellit që s'lëviz,
shpresat e pragmuzgut të fundosur.

* * *

Ti ike me mbështjelljen e purpurtë
të ditës së përgjumtë,
pa shkëmbyer asnjë fjalë me njerëzit,
e thinjur, të cilët qëmtojnë buzështëpive,
përfytyrimet e ëndrrave,
të ëndrrave, që zhvishen në pragjet e gurtë.

* * *

Ti ike me ata sy të rënduar,
andej nga pasqyroheshin në lisin plak,
ca rreze dielli, 
mbytur nga zërat e shiut.
Le një derë mbështjellë me çarçafë dhëndërie,
derën e hapur...Të shikoje ëndrrat,
shkundur nga plogështia,
duke nënshkruar fjalën e fundit:

''Jetova në një botë pa dashuri''.

Τρίτη 9 Ιουλίου 2013

DODONA QOSE

DODONA QOSE



Veshtron habitur,
dikur m`krahasove si zhgjender,
s`eshte loje e rrezikshme,
hyr ne rol,
asgje kerkon,
vetem ndjenje,
zgjoje,
kur ke zhgjendren prane,
mos lejo kufi,
te shplodh pak kenaqesi,
pse nguron,
lere moralin,
te tjereve t`u perkase,
te perket ty,
vetem ty,
ky cast.

Δευτέρα 8 Ιουλίου 2013

VIRGJIL KULE


VIRGJIL KULE






I zjarrte shpjegimi im, por gjurme te ty nuk la
Vec nuk e vras hic mendjen dhe nuk me ngel merak
Une s'perfaqesoj njerezimin, njerezimi di gjithcka
Une jam thjesht nje njeri dhe njerezit dine shume pak.


Κυριακή 23 Ιουνίου 2013

EDLIRA XHANI VELAJ


                                                                                                                          

Nje bote e pasur dhe e brishte shpirterore,vargjet e saj jane si fllad pranveror mbushur kendeshm me natyren e fresket te figurave letrare!




Dikur ne nje kohe tjeter

te kisha thene ,asgje nuk do te jete si me pare 
gjethe te vyshkura vjeshte neper supe 
dhe nje flete e palosur ,ne te vjetrin kalendare .
Dikur ,ne nje kohe tjeter 
supeve varet koha e lagesht me ngjyra gri 
puthjet e dimrit humben ne kohe 
dhe vera e nxehte haresen la tek ti .
Une te kam thene ,do te vije ne nje kohe tjeter 
por asgje nuk do te jete si me pare 
njerez te tjere ,jete ne udhekryqe
kjo date e skaduar ,ne te vjetrin kalendare .
Diku ne nje kohe 
une keshtu te kisha thene 
anije e batuar ne thellesi shprti 
gjethet qe dridhen cdo pranvere takimesh 
dhe ndarje te hidhura ne cdo fund viti ...........te kisha thene ................





Si nje anije e vjeter ,nder vite haruar 
Vite e vite udhetonte dhe nje dite ngeli ne breg 
mbuluar nga ndryshku ,
me sy nga deti ..
Litare te grisur qe ruajne te fundit force 

nder tufane ,dallge ,grabitqare .
Si nje anije ..................
Dashurite hedhin diku spirance
Ne brigje te reja ........
Vetem per pak ...............
Gezojne gjithesite.
I zhytin ne enderra me perendime 
pastaj largohen ,me kembe te zbathura 
ne mes guraleces dhe brigje shkembor ...
.............................................................
Anija e braktisur ne breg ,nje det indiferent 
spirance e ndryshkur ,ne te vjetrit litare ...................




Πέμπτη 20 Ιουνίου 2013

LUMO KOLLESHI



Lumo Kolleshi - shkrimtar e poet, nje intelektual i spikatur, dhe mbi te gjitha nje njeri i thjeshte, me moral e virtute te larta, ne poezine e tij do te gjeni vargjet lirike dhe epike te cilat cdo lexues do ti lexonte me kenaqesi te vecante.

Ikje neper muzg

Nuk mora vesh ç'bere me puthjet,
Ne t'i prusheruan buzet sadopak,
Ne t'i çelen faqeve mimozat lulet,
Ne shpertheu mes gjoksit nje zambak.

Nuk mora vesh me puthjet ç'pate
Pas ikjes mugetore neper muzg,
Veç di, ne manastirin e asaj nate,
Nje qipariz dhe une u beme murgj.

Avioni i kujteses s'di se si
Kerkon te ulet pistes qe ka ngrire,
Atje ku udhetaret nuk i pret njeri...
Sigurisht qe ndarje e veshtire.




HESHTJA

Me ngriti heshtja,me mori me vete,
Kerkonte kostum te ri patjeter.
Shpika e shpika njeqind marifete,
Po prape e çova te rrobaqepes i vjeter.

Zanatçiu mbetet gjithmone zanatçi,
Shtate here maste e nje here priste,
Copat e prera me duart flori
Neper kallepe kujdeshshem i ngjiste.

Prova e fundit perpara pasqyres,
Gezimi ne sy ish gati per fluturim,
Asnje pranvere nuk i mungoi fytyres...
Rruget e zhrmshme morem me nxitim.

U nisem,po deh,ku te vinim?
Heshtja kruhej si nje dhi kenute,
Ne drizat e korijes ma hodhi shpirtin.
Kostumi heshtjes perhere i rri ngushte.



22  QERSHOR 2013