Κυριακή 23 Ιουνίου 2013

EDLIRA XHANI VELAJ


                                                                                                                          

Nje bote e pasur dhe e brishte shpirterore,vargjet e saj jane si fllad pranveror mbushur kendeshm me natyren e fresket te figurave letrare!




Dikur ne nje kohe tjeter

te kisha thene ,asgje nuk do te jete si me pare 
gjethe te vyshkura vjeshte neper supe 
dhe nje flete e palosur ,ne te vjetrin kalendare .
Dikur ,ne nje kohe tjeter 
supeve varet koha e lagesht me ngjyra gri 
puthjet e dimrit humben ne kohe 
dhe vera e nxehte haresen la tek ti .
Une te kam thene ,do te vije ne nje kohe tjeter 
por asgje nuk do te jete si me pare 
njerez te tjere ,jete ne udhekryqe
kjo date e skaduar ,ne te vjetrin kalendare .
Diku ne nje kohe 
une keshtu te kisha thene 
anije e batuar ne thellesi shprti 
gjethet qe dridhen cdo pranvere takimesh 
dhe ndarje te hidhura ne cdo fund viti ...........te kisha thene ................





Si nje anije e vjeter ,nder vite haruar 
Vite e vite udhetonte dhe nje dite ngeli ne breg 
mbuluar nga ndryshku ,
me sy nga deti ..
Litare te grisur qe ruajne te fundit force 

nder tufane ,dallge ,grabitqare .
Si nje anije ..................
Dashurite hedhin diku spirance
Ne brigje te reja ........
Vetem per pak ...............
Gezojne gjithesite.
I zhytin ne enderra me perendime 
pastaj largohen ,me kembe te zbathura 
ne mes guraleces dhe brigje shkembor ...
.............................................................
Anija e braktisur ne breg ,nje det indiferent 
spirance e ndryshkur ,ne te vjetrit litare ...................




Πέμπτη 20 Ιουνίου 2013

LUMO KOLLESHI



Lumo Kolleshi - shkrimtar e poet, nje intelektual i spikatur, dhe mbi te gjitha nje njeri i thjeshte, me moral e virtute te larta, ne poezine e tij do te gjeni vargjet lirike dhe epike te cilat cdo lexues do ti lexonte me kenaqesi te vecante.

Ikje neper muzg

Nuk mora vesh ç'bere me puthjet,
Ne t'i prusheruan buzet sadopak,
Ne t'i çelen faqeve mimozat lulet,
Ne shpertheu mes gjoksit nje zambak.

Nuk mora vesh me puthjet ç'pate
Pas ikjes mugetore neper muzg,
Veç di, ne manastirin e asaj nate,
Nje qipariz dhe une u beme murgj.

Avioni i kujteses s'di se si
Kerkon te ulet pistes qe ka ngrire,
Atje ku udhetaret nuk i pret njeri...
Sigurisht qe ndarje e veshtire.




HESHTJA

Me ngriti heshtja,me mori me vete,
Kerkonte kostum te ri patjeter.
Shpika e shpika njeqind marifete,
Po prape e çova te rrobaqepes i vjeter.

Zanatçiu mbetet gjithmone zanatçi,
Shtate here maste e nje here priste,
Copat e prera me duart flori
Neper kallepe kujdeshshem i ngjiste.

Prova e fundit perpara pasqyres,
Gezimi ne sy ish gati per fluturim,
Asnje pranvere nuk i mungoi fytyres...
Rruget e zhrmshme morem me nxitim.

U nisem,po deh,ku te vinim?
Heshtja kruhej si nje dhi kenute,
Ne drizat e korijes ma hodhi shpirtin.
Kostumi heshtjes perhere i rri ngushte.



22  QERSHOR 2013

Τετάρτη 19 Ιουνίου 2013

RIZA CATO

Nese deshironi ujvarat e pasterta dhe gjelberimin e fjales,lexoni poezite e poetit RIZA CATO dhe aty do ti gjeni...!



Rrungajat e shpirtit
_________________________
Rrungajat e shpirtit regëtinin sonte,
Nga gjumi më zgjuan sapo zbardhi dita.
S'i kuptoja ç'kishin ,syri më lotonte,
Mëndja e fiksuar aty rri përdita.

Rrudhat përmbi ballë më qenë ashpërsuar,
Thinjur dhe qepallat kthyer në borë mali.
Gishti më tregonte një gjë të harruar,
Zemra më punonte si dikur një djali.

Buzët tharë shkarpë,cërmëdel në brinjë,
Supet më rëndojnë nga pesha e mallit.
Ty po të kërkoja,por s'ishje në linjë
Edhe regëtima po i ngjitej hallit.

Të gjitha mendimet rrihnin në një pikë,
Jeta pa vëndlindje një ferr i vërtetë.
Këmbët dashamirëse mbathi edhe ik
Dhe atje qëndro si zogu me retë.

Rrungajat e shpirtit vinë të dallgëzuara,
Dallgët prekin malet ku u rrita unë.
Atje dhe një zall më ka robëruar,
Më shumë se floriri vlen edhe një gunë.

P.S. Poezi nga vëllimi i fundit poetik : " Buzëqeshje të Thyera "




Për Ty..
_________________

Dashurinë për Ty askush nuk m'a thinji,
Edhe pse m'u ngjitën mijra bukuroshe.
U thoshja me vete : Limni rehat ,limni,
E kam një zambak,kryeplakë në qoshe.

Dashurinë për Ty e di zemra ime,
Që ngacmon tiktakun çdo sekondë të ditës.
Kridhet e përdridhet në ato kujtime
Dhe zhytet i tëri në dy sytë e pritës.

Lahet edhe krihet në buzët e tua,
Në trupin e qelqt' dukem si pasqyr.
Nuk lë gjë pa bërë nga koka në thua
Edhe projektohem në tënden fytyr.

Dashurinë për Ty e dinë këto male,
Që zënë e rënkojnë si një i plagosur,
Një shikimi yt largon mijëra halle
Edhe më përdredh si mish i tymosur.

Dashurinë për Ty askush nuk ma thinji
Kurrë mos të mendojnë se ka hapësira.
Ua them me gjithë shpirt :Bëni mirë ta dini
Atë e kam lule që më fal çudira..


DESHIRA HAXHI

DESHIRA  HAXHI

Te hidhem? —  Jo ! Perendia thotë se në detë hidhen vetëm mëkatet tona. Dhe, i hedh Ai jo ne.




E c'fare te te them me ?!


Sa here jam perpjekur
me gishtrinjte e pergjakur
te gervishja fleteve te bardha
vershimet e fjaleve te pathena...

Sa here mendimet gerryese
te etura ne qelive te cmendura
germadhash te lena pergjysem
pa kthim humbasin siluetave ...

Sa here pasqyrave te padukshme
kur heshtja me gelltit fjalet
rri e fshehur hijesh
me cmendurine time te pafajshme...

E c'fare te te them me ?!

Mengjeseve te hirta
kur dielli ngroh shpirtrat
e zgjuara rrenjeve te mekatit
fshij zemerimin me penen e pafajesise...

_________________...ndaj mos me ki frike !

NATASHA LIMAJ


NATASHA LIMAJ
__________________

Nuk e di perse me intrigojne poezite e saj,shkruan bukur e pasur ne figura letrare e embel dhe e dashur per lexuesin.Ne krijimtarine e saj do te gjesh poezi per te rritur dhe femije.Shpesh here thumbuese ne shume poezi tek te cilat percillen qarte mesazhe per jeten.




BUZËLULJA ME TYMNAJË



Arkaike ,pa  përvojë,
Sjellja ime ,si qëmoti,
Koshiencën shtresëzuar,
Vlerë me zanzfillë te zoti.

Mirësi,virtyte plot!...
Mbledhur në memorjen time,
Shumësi ,veshur mbi ty ,
Derdhur, edhe një lloj sqime.

Cigarja ,cepbuzës lule,
Tymnajën  , porsi  oxhak,
Uuuh!..,moj uuuh,çudi e madhe!...
Për mua ,me përvojë pak.

Në mendime…,habitretur…
Vetes, jo…,se s’është fund bote!...
Buzëlulja me tymnajë,
Por ,je ti!...moj ti!...,jashtë mode….

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 19 . 6 . 2013 .



DYZIMI OH, Ç’TË TRALLISË!..
-------------------------------------------

Çalë, çalë zbret urimi,
Vidhet buzës sikletosur,
Brënda vlimi gëlqeror,
Xhelozinë dhunshëm fundosur.

Ah, ky ,shpirt i fukarepsur,
Rrip i ngushtë e pus i thellë!..
Dashurinë e bujarinë,
Humbi fatin pranë ta mbledhë.

E mira ,shumë e arrira,
Shtrirë mbi shpatulla të tjera,
Sëbrëndshmi ty ,errësirë,
Jashtë çelitje si pranvera.

Sa,i shkoqur!...raskapitur,
Dyzimi  ooh.., ç’të trrallisë!...
Mjaftë,o njeri!..jo, kaq smirë!...
S’sheh…,u trete prej zilisë?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),10 . 7 . 2013 .



CIKLI POETIK 2

2013-07-23 në orën 7:14.MD


CIKLI POETIK 2


GJAKUN UJË S”DO TA DUROJA!...
------------------------------------------------------

Çdo gjë i pres,  kësaj bote,
Vrasje ,vjedhje e mashtrime,
Gjaku ,që të bëhet ujë,
Jooo..,s’ma kap arsyeja ime!...

Pse kaq zhvoshkur,varfëruar ,
Zemrat ,akullnajë të ngrira?!...
As një çikë luhatje dridhëse,
Para duarve të shtrira...

Bezdi kanë nënë e babë,
Ujk ,vëllai për vëllanë,
Por çudia planetare,
Motra ,motrën se do pranë!...

Qenka zhdukur dashuria,
Ngrohtësia ,bujaria,
Eeeh, po ç'është ky egoizëm,
Trupi s’do kokën e tija?!...

Frikë,tmerr..., nga fundi i botës,
Frikë nga kataklizmoja,
Më e madhja ,llahtariiii..
Gjakun ujë s’do ta duroja!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),8 . 7 . 2013 .

PSE-JA PERSEKUTORE
--------------------------------------------

Ah ,moj pse,persekutore,
Unë e di ç’hoqa nga ti!....
Plot, tre vjet në koherencë,
Çdo ditë u ndesha me ty.

Që në momentet e para,
Sa shfaqem në fakultet,
Kush më pa e nuk e shprehu ,
Me një psee,habinë e vet?!...

Fillimisht matematika
Pedagogia  hedh një pse???
Vonë..,shumë vonë..,këto studime,
Kot i bën, ç’të duhen ,pse???

Mendjeprishur..e habitur!..
As kuptoj dhe as e di,
Kyç të jetë matematika ,
Për të ëmblën letërsi?!..

Krahëprerë rikujtova,
Hiperbolë e asimptotë,
Derivatet implicite,
Dhe një integralë kokëfortë.

Kaptoj murin e Berlinit(matematikën),
Fluturoj në letërsi,
Për çudi pse-ja me mua,
I qesh simestrit të ri.

S’u mërzita kur e pash,
Desha ,s’desha u mësova,
Edhe te Gjuhë – Letërsia,
Herë pas  here e dëgjova.

S’ke ç’i bën ,relike kombi,
Thellë, thellë shtresëzuar,
Me studime dhe diplomë,
Rehatqoshk  ke siguruar.

Pastaj dhe kurioziteti,
Na gërryen si mola drurin,
Një,veç një,të dalë  nga turma ,
E shkërrmoqim cifla trurin.

Ta zhbirojmë alibinë,
Robi, pse është rebeluar???
Plasim,plasim sa ta gjejmë,
Copë i bëjmë këmbë e duar,

Si altruist të përkryer,
Tymi ,flaka të na dalë,
Poteren në qiell,për tjetrin,
Kur ka xixa në të rrallë.

Megjithatë lart e lartë,
Ngjisja vitet një nga një,
Pse-ja tretur e venitur,
Fshihej e nuk bënte zë.

Dhe kështu ia behu fundi,
As sekondi nuk shkoj kot,
Botëmadhja letërsi,
Shpirtmemorjen ,ç’ma mbush plot!...

Me koncepte, me nocione,
Mal me figura letrare,
Më vjen keq për ty, moj pse!...
Se tani s’të dalloj fareee!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 1 . 7 . 2013 .

NË DY COPA SIMETRIKE!
-----------------------------------------

Ndihem pjellë dashurie,
Ç,ka... se trandem nga tërmete,
Ju, dy prindër ,porsi uqër,
Tmerr,urrejtje oh...për vdekje!...

Mos,më vratë... o, dritëshkurtër!...
E, si mundet,mundet vallë?!...
Nga e plota që unë jam,
Veç  , për gjysmën të kesh mall...

Ah...,mor ah...,ju,o,të mjerë!...
Enigmë ...,përzierja ime,
Vetë hyjnorja dashuri,
Lulishtare e jetës time.

Tokë e qiell buzëputhitur,
Absurde të ndodh çudia!...
Në dy copa simetrike,
Secili pjesën e tija!...

Shenjtësublimja dashuri,
Me ngjizjen ,frut të prodhuar,
Zhduk urrejtjen,ju të shkrirë,
Përtej vdekjes të bashkuar.

Kudoshkelur e kurdoçelur,
Shkëndijojnë gjurmët e saj,
Grumbuj ,grumbuj vezullimesh,
Forcë në botë s’ka ti shpërndaj!..

As reale , as në ëndërr,
Se kjo ndarje qartësohet,
Gjysma  jote puthur  dashur,
Të thotë: tjetrën fortë shtrëngoje!...

Natasha Limaj (Fejzaj) , 18 . 7 . 2013 .

NË FARË DO TA VIJA FLAKËN!...
------------------------------------------------

Bu,buuu..,sa poshtë mendësia,
Kur bota ka evoluar!...
Gruaja ,pasuria ime,
Bëjvendosjen ia kam shkruar.

Na këlthet një burrec burrë,
Nëpërmjet  fikstelefonit,
Emisionit të mëngjesit,
Pllakë e prishur gramafoni.

Burri na paska të drejtë,
Plaçkëgruaja ,jooo,pa leje,
Kurrë e kurrë jetë , frymëmarrje,
Pa firmë e vulë, prej meje!...

Mangëtburri i paaftë,
I pazoti për jetësfidën,
Atavizëm në këtë shekull,
Shterp memorien e logjikën.

Të panjohur argumentin,
O,syveshur shtazarak,
Tolerancën shuar ,zero,
Oooo,i eturi për gjak!...

O ti, ndotja e njerëzimit!...
O dështak i keqformuar,
Aaah ,kucka jote makabre,
Palcëkockën  drithëruar!...

O ,i ardhur prej një nëne,
O ti, vëlla  i një motre!...
Pjesë e dashur e një gruaje,
Nga ti,pa NËNË bija jote!...

Si të mban sipër kjo tokë?!..
Dheu zhurmshëm ,si s’tronditet?!...
Ta  përpijë këtë mënxyrë,
Mirë do ish në rrënjë të pritet!...

Aaaah,të ish e drejta ime,
Secilit  ti jepja hakën,
Qënje ç’njerëzore ,moj shtazë,
Në farë do të vija flakën!!!!...

Indinjatë ndaj ngjarjeve makabre,të ditëve të fundit
Që tregojnë makabritete ndaj pjesës më të shenjtë të njerëzimit
GRUAS !.....,Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,17 . 7 . 2013 .


PA PIKË E PA PRESJE
---------------------------------------

Kur ju shoh ,o shkrime ,
Pa pikë e pa presje,
Rrudh e shtrëngoj buzët,
Me një dozë nënqeshje.

Çalë, çalë komenti,
Gëc ,gëc poezia,
Dëshirë,habi ,pyetje,
Njësojë ngjajnë të tria.

Vargëzim pa ndarje,
Uuuf,ç’lexoj me zor!...
Po intonacionin,
Vallë ,ku ta përdor???

Ti që hedh në letër,
Rreshta gërmëzime,
Kurrë.. ,pa pikë e presje,
Se nxjerr veç gabime.

Shqipja jonë brilante,
Gurgullimë me dritë,
Pa pikësim ngjason,
Bajat, gjellë pa kripë!...

Mos bëni mëkate ,
Mos e  torturoni,
Kur shenjat ia hiqni ,
Eeeh ç'e sakatoni!....


Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,28 . 6 . 2013 .

Ç’PATËT MUZA???
--------------------------------------

Fjalë-za s’më lat të qetë,
Trok  vargu  e rimë puthitur,
Strofë, perlë simfonie,
Vesh e shpirt ,oh tallazitur!...

Pritur ,pritur durimhumbur,
Rrëmbimthi mundur dremia,
Mirë, paputhur qerpikharqet,
Në mes muzash bredhëria...

Me të nënta ,dorëpërdorë,
Të Zeusit ,Mnemosinës,
Prijës,Apollon hyjnorin,
Flakën ,Olimp vetëtimës!...

Kaliopi, kjo  nismëtare,
Kush Homerin e drejtoi???
Dhe pa drita ,zë Iliadës,
Kush i dha...që e këndoi?!...

Epikën thithngjizur zemrës,
Mitet,legjendat të miat,
Orët ,zanat arbërore,
Dhe ty, Gjergj Elez Alia!...

Kalioja, ngjarje ,data,
Shkul nga shekujt historia,
Gjithë bëmat e Skënderbeut,
Ismail Bej ,Pavarësia!...

Eratoja... mal ambrozi,
Ia thirri për dashurinë,
Kush Lazgushit,po Petrarkës,
Ndez për Laurën çikëndinë?!...

Eftrepi,cepbuzës flaut,
Mallëngjyeshëm ligjëronte,
Lëndinat plot manushaqe,
Në parajsë i ylberonte!...

O, Melpomen tragjedia!...
  Plotë intrigë,dhunshëm merr hakë,
Hamlet,Otello ,Makbeth,
O, Shekspir ,pse i mbyt gjak???

Krenare ,Polihimnia...
Rreth flamurit  përbashkuar…
O, shqiptarë himnkombin tuaj,
Djepit ua kam ninulluar!...

Olimpi në tërmet vallesh,
Kori çangris kupëqiellin,
Terpsikora dirigjente,
Bashkë i tret ,lirën e fyellin!...

Talia ,përvuajtur Dantes,
Jooo,nuk qaj dot,ndaj dhe qesh!...
Vesmënxyrat e njerëzimit,
Komedisë tall e përqesh!...

Bubullinë…zhurmshëm,mërzitur,
Muzshkencë ,astronomia,
Si harruat,mëndjelehta,
A ,s’jini motrat e mia?!...

Gjumëngopur,shpirtqetësuar,
Hapa sytë…,qortova  ëmbël,
Ç’patët muza,pse më zgjuat?!...
Pse, s’më latë dhe pak në ëndërr?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,22 . 7 . 2013 .

DYZIMI OH, Ç’TË TRALLISË!..
-----------------------------------------------

Çalë, çalë zbret urimi,
Vidhet buzës sikletosur,
Brënda vlimi gëlqeror,
Xhelozinë dhunshëm fundosur.

Ah, ky ,shpirt i fukarepsur,
Rrip i ngushtë e pus i thellë!..
Dashurinë e bujarinë,
Humbi fatin pranë ta mbledhë.

E mira ,shumë e arrira,
Shtrirë mbi shpatulla të tjera,
Sëbrëndshmi ty ,errësirë,
Jashtë çelitje si pranvera.

Sa,i shkoqur!...raskapitur,
Dyzimi  ooh.., ç’të trrallisë!...
Mjaftë,o njeri!..jo, kaq smirë!...
S’sheh…,u trete prej zilisë?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 10 . 7 . 2013 .



S’KA ÇMË DUHET EMRI MUA!...
-----------------------------------------------------

Jam a s’jam poet ,vërtetë,
As e them ,as nuk e di.
Kohëshekulli sykritikë,
Shoshit perlën poezi.

Nëse shpirtra dallgëzoj,
Me fjalën e sheqerosur,
Bukur tingullin brilantë,
Jap mesazhin e përsosur,

Ai më karfos në gji,
Thellë në pasuritë e tija,
Më përdor si karamele ,
Ta mbaj në gojë ardhmëria.

Jo ,po s’gëzoj këto vlera,
Po stis vargje ,ece-ngece!
Kohëshekulli  jep një tundje,
Unë në tokë,si gjethe vjeshte.

Veç diçka më qartësohet,
Ndjeshmëria deri në kockë,
E bukur a e shëmtuar,
Bu,buuu,ç’pështjellim i fortë!...

Porsi dashuri e parë,
Bredhërin nëpër stomak,
Miza,flutura të vogla ,
Si lehona lindin vargë.

Zemërmbushur e tejngopur,
 Llojë , llojë ndiesie,
Eh..., ç’më duhet emri mua,
Kur shpërthej llavë poezie!....

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 5 . 7 . 2013 .