Τετάρτη 19 Ιουνίου 2013

HYQMET B HASKO

HYQMET B HASKO
------------------------
poete dhe autor tekstesh kengesh

Zoti Hyqmet nuk eshte nje poet apo shkrimtar i ri por menyra se si shkruan dhe komunikon me lexuesin eshte e tille te cilin e dallon nga shume poete me te rinj se ai.I ndjeshem i thjeshte komunikues me nje shporte te pasur figurash letrare, per mua e bejne nje poet dhe shkrimtar te dashur te cilin e lexoj me shume deshire.

PLEQËRIS PAS I VJEN MALLI. 

__________________________

Tani nuk jam si më parë,
dhe ulliri ku rrija shpesh është plakur,
burimi s'ka më ujë, është tharë,
shpirti im në kujtime ndizet i perflakur.

E ndiej zemrën e vendlindjes që pulson,
dhe një mall ndizet që zemrën ma ka djegur,
sytë nuk shohin shumë larg, por ata më thonë,
ec përpara të shohim nga ajo kohë çfarë ka mbetur.

Këmbët fillojnë lëvizin, por jo si më parë,
qëndrojnë përpara një ferre dhe tek një kanal,
ferra më sheh dhe qesh, sikur thotë më falë,
se dikur të kam gërricur, se ke qenë i prapë.

Më beso se ajo gërricje të shkuarën të kujton,
tani nuk të ngas më, përkëdheli fletët e mia,
manushaqen që me aromë kundërmon,
rron, or mik, rron përherë tek ne nostalgjia.

Dhe pse nuk jam si më parë, kujtimet ndizen,
fluturojnë e kohët zgjojnë, thërrasin njëri -tjetrin,
bëhen male, kohët e rinisë me ngulme i kërkojmë.
rron or mik rron  perher nostalgjia.

Qënka e keqe, o miq, pleqëria e pa ngopur,
të merr malli për gjithçka dhe për një fije bari,
kërkon të ecësh shpjet dhe pse këmbët janë lodhur,
mençurisht po ju them: pleqërisë pas i vjen veç malli. 


18 Q3RSHOR 2013




KY DET ME VALËT VALËZUAR.



Ky det me valët i valëzuarë,
ëmbëlsisht pëshpërit ca fjalë,
ma kthjellon zemrën e trazuar,
ma bën syrin te lotoj me mall.

Atje tej e ke miken, më thotë,
po i shkumëzon valët me not,
me zemër drithëruar mbi dallgë,
po të vjen me të ëmblin fllad.

Me merr dallga në krahët e saj,
më thotë ca fjalë plot zhurmërim,
dhe zemrën dot nuk e mbaj,
me largon druajtjen me shfrenim.

Tinguj zemre dhe tinguj vale,
derdhin gaz në shpirtin tim,
jehon mes grykash në male,
një dashuri plot ngazëllim.

Me valët e detit u bëra mik,
dhe ato me mbajnë të patrazuar,
se pas një dashuri që thotë, mos ik,
vjen një lumturi e mbretëruar.


LENDA E PARE PER POEZI
_____________________________



I gëzohesh bimëve si agimi diellit,
merakosesh kur ato nuk kanë shëndet,
shpesh për një pikë shi i lutesh qiellit,
kur s'bie, me lotin e syrit u jep shëndet.

Përherë me përkujdesje në to i pranishëm,
me diellin gjithmonë mik në mirëkuptim,
për çdo pikë djerse je i vetëdijshëm,
dhe jeta merr formë, mundi jep shpërblim.

Çdo ditë flet me fjalë lulesh dhe gjethesh,
që çelin si buzëqeshje të gruas dhe motrës,
dhe shpesh si një fëmijë i lumtur ndjehesh,
shpirtin përherë ta mbush aroma e tokës.

Dhe vjen një kohe lodhjen e gjunjëve ndjen,
nga toka merr një copë plis nis e i fërkon,
se tek ajo tokë ti shërimin shpirtëror gjen,
se toka është jeta që zemrën tënde kërkon.

Me tokën e bukës së njerëzve jam i dashuruar,
aty marr lëndën e parë dhe shkruaj poezi,
te djersa e bujkut frymëzimin kam kërkuar,
thellë në palcën e tokës marrin dritë sytë e mi.

H-B-H  2013-07-13 në orën 1:36.MD

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου