Τετάρτη 19 Ιουνίου 2013

NATASHA LIMAJ


NATASHA LIMAJ
__________________

Nuk e di perse me intrigojne poezite e saj,shkruan bukur e pasur ne figura letrare e embel dhe e dashur per lexuesin.Ne krijimtarine e saj do te gjesh poezi per te rritur dhe femije.Shpesh here thumbuese ne shume poezi tek te cilat percillen qarte mesazhe per jeten.




BUZËLULJA ME TYMNAJË



Arkaike ,pa  përvojë,
Sjellja ime ,si qëmoti,
Koshiencën shtresëzuar,
Vlerë me zanzfillë te zoti.

Mirësi,virtyte plot!...
Mbledhur në memorjen time,
Shumësi ,veshur mbi ty ,
Derdhur, edhe një lloj sqime.

Cigarja ,cepbuzës lule,
Tymnajën  , porsi  oxhak,
Uuuh!..,moj uuuh,çudi e madhe!...
Për mua ,me përvojë pak.

Në mendime…,habitretur…
Vetes, jo…,se s’është fund bote!...
Buzëlulja me tymnajë,
Por ,je ti!...moj ti!...,jashtë mode….

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 19 . 6 . 2013 .



DYZIMI OH, Ç’TË TRALLISË!..
-------------------------------------------

Çalë, çalë zbret urimi,
Vidhet buzës sikletosur,
Brënda vlimi gëlqeror,
Xhelozinë dhunshëm fundosur.

Ah, ky ,shpirt i fukarepsur,
Rrip i ngushtë e pus i thellë!..
Dashurinë e bujarinë,
Humbi fatin pranë ta mbledhë.

E mira ,shumë e arrira,
Shtrirë mbi shpatulla të tjera,
Sëbrëndshmi ty ,errësirë,
Jashtë çelitje si pranvera.

Sa,i shkoqur!...raskapitur,
Dyzimi  ooh.., ç’të trrallisë!...
Mjaftë,o njeri!..jo, kaq smirë!...
S’sheh…,u trete prej zilisë?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),10 . 7 . 2013 .



CIKLI POETIK 2

2013-07-23 në orën 7:14.MD


CIKLI POETIK 2


GJAKUN UJË S”DO TA DUROJA!...
------------------------------------------------------

Çdo gjë i pres,  kësaj bote,
Vrasje ,vjedhje e mashtrime,
Gjaku ,që të bëhet ujë,
Jooo..,s’ma kap arsyeja ime!...

Pse kaq zhvoshkur,varfëruar ,
Zemrat ,akullnajë të ngrira?!...
As një çikë luhatje dridhëse,
Para duarve të shtrira...

Bezdi kanë nënë e babë,
Ujk ,vëllai për vëllanë,
Por çudia planetare,
Motra ,motrën se do pranë!...

Qenka zhdukur dashuria,
Ngrohtësia ,bujaria,
Eeeh, po ç'është ky egoizëm,
Trupi s’do kokën e tija?!...

Frikë,tmerr..., nga fundi i botës,
Frikë nga kataklizmoja,
Më e madhja ,llahtariiii..
Gjakun ujë s’do ta duroja!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),8 . 7 . 2013 .

PSE-JA PERSEKUTORE
--------------------------------------------

Ah ,moj pse,persekutore,
Unë e di ç’hoqa nga ti!....
Plot, tre vjet në koherencë,
Çdo ditë u ndesha me ty.

Që në momentet e para,
Sa shfaqem në fakultet,
Kush më pa e nuk e shprehu ,
Me një psee,habinë e vet?!...

Fillimisht matematika
Pedagogia  hedh një pse???
Vonë..,shumë vonë..,këto studime,
Kot i bën, ç’të duhen ,pse???

Mendjeprishur..e habitur!..
As kuptoj dhe as e di,
Kyç të jetë matematika ,
Për të ëmblën letërsi?!..

Krahëprerë rikujtova,
Hiperbolë e asimptotë,
Derivatet implicite,
Dhe një integralë kokëfortë.

Kaptoj murin e Berlinit(matematikën),
Fluturoj në letërsi,
Për çudi pse-ja me mua,
I qesh simestrit të ri.

S’u mërzita kur e pash,
Desha ,s’desha u mësova,
Edhe te Gjuhë – Letërsia,
Herë pas  here e dëgjova.

S’ke ç’i bën ,relike kombi,
Thellë, thellë shtresëzuar,
Me studime dhe diplomë,
Rehatqoshk  ke siguruar.

Pastaj dhe kurioziteti,
Na gërryen si mola drurin,
Një,veç një,të dalë  nga turma ,
E shkërrmoqim cifla trurin.

Ta zhbirojmë alibinë,
Robi, pse është rebeluar???
Plasim,plasim sa ta gjejmë,
Copë i bëjmë këmbë e duar,

Si altruist të përkryer,
Tymi ,flaka të na dalë,
Poteren në qiell,për tjetrin,
Kur ka xixa në të rrallë.

Megjithatë lart e lartë,
Ngjisja vitet një nga një,
Pse-ja tretur e venitur,
Fshihej e nuk bënte zë.

Dhe kështu ia behu fundi,
As sekondi nuk shkoj kot,
Botëmadhja letërsi,
Shpirtmemorjen ,ç’ma mbush plot!...

Me koncepte, me nocione,
Mal me figura letrare,
Më vjen keq për ty, moj pse!...
Se tani s’të dalloj fareee!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 1 . 7 . 2013 .

NË DY COPA SIMETRIKE!
-----------------------------------------

Ndihem pjellë dashurie,
Ç,ka... se trandem nga tërmete,
Ju, dy prindër ,porsi uqër,
Tmerr,urrejtje oh...për vdekje!...

Mos,më vratë... o, dritëshkurtër!...
E, si mundet,mundet vallë?!...
Nga e plota që unë jam,
Veç  , për gjysmën të kesh mall...

Ah...,mor ah...,ju,o,të mjerë!...
Enigmë ...,përzierja ime,
Vetë hyjnorja dashuri,
Lulishtare e jetës time.

Tokë e qiell buzëputhitur,
Absurde të ndodh çudia!...
Në dy copa simetrike,
Secili pjesën e tija!...

Shenjtësublimja dashuri,
Me ngjizjen ,frut të prodhuar,
Zhduk urrejtjen,ju të shkrirë,
Përtej vdekjes të bashkuar.

Kudoshkelur e kurdoçelur,
Shkëndijojnë gjurmët e saj,
Grumbuj ,grumbuj vezullimesh,
Forcë në botë s’ka ti shpërndaj!..

As reale , as në ëndërr,
Se kjo ndarje qartësohet,
Gjysma  jote puthur  dashur,
Të thotë: tjetrën fortë shtrëngoje!...

Natasha Limaj (Fejzaj) , 18 . 7 . 2013 .

NË FARË DO TA VIJA FLAKËN!...
------------------------------------------------

Bu,buuu..,sa poshtë mendësia,
Kur bota ka evoluar!...
Gruaja ,pasuria ime,
Bëjvendosjen ia kam shkruar.

Na këlthet një burrec burrë,
Nëpërmjet  fikstelefonit,
Emisionit të mëngjesit,
Pllakë e prishur gramafoni.

Burri na paska të drejtë,
Plaçkëgruaja ,jooo,pa leje,
Kurrë e kurrë jetë , frymëmarrje,
Pa firmë e vulë, prej meje!...

Mangëtburri i paaftë,
I pazoti për jetësfidën,
Atavizëm në këtë shekull,
Shterp memorien e logjikën.

Të panjohur argumentin,
O,syveshur shtazarak,
Tolerancën shuar ,zero,
Oooo,i eturi për gjak!...

O ti, ndotja e njerëzimit!...
O dështak i keqformuar,
Aaah ,kucka jote makabre,
Palcëkockën  drithëruar!...

O ,i ardhur prej një nëne,
O ti, vëlla  i një motre!...
Pjesë e dashur e një gruaje,
Nga ti,pa NËNË bija jote!...

Si të mban sipër kjo tokë?!..
Dheu zhurmshëm ,si s’tronditet?!...
Ta  përpijë këtë mënxyrë,
Mirë do ish në rrënjë të pritet!...

Aaaah,të ish e drejta ime,
Secilit  ti jepja hakën,
Qënje ç’njerëzore ,moj shtazë,
Në farë do të vija flakën!!!!...

Indinjatë ndaj ngjarjeve makabre,të ditëve të fundit
Që tregojnë makabritete ndaj pjesës më të shenjtë të njerëzimit
GRUAS !.....,Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,17 . 7 . 2013 .


PA PIKË E PA PRESJE
---------------------------------------

Kur ju shoh ,o shkrime ,
Pa pikë e pa presje,
Rrudh e shtrëngoj buzët,
Me një dozë nënqeshje.

Çalë, çalë komenti,
Gëc ,gëc poezia,
Dëshirë,habi ,pyetje,
Njësojë ngjajnë të tria.

Vargëzim pa ndarje,
Uuuf,ç’lexoj me zor!...
Po intonacionin,
Vallë ,ku ta përdor???

Ti që hedh në letër,
Rreshta gërmëzime,
Kurrë.. ,pa pikë e presje,
Se nxjerr veç gabime.

Shqipja jonë brilante,
Gurgullimë me dritë,
Pa pikësim ngjason,
Bajat, gjellë pa kripë!...

Mos bëni mëkate ,
Mos e  torturoni,
Kur shenjat ia hiqni ,
Eeeh ç'e sakatoni!....


Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,28 . 6 . 2013 .

Ç’PATËT MUZA???
--------------------------------------

Fjalë-za s’më lat të qetë,
Trok  vargu  e rimë puthitur,
Strofë, perlë simfonie,
Vesh e shpirt ,oh tallazitur!...

Pritur ,pritur durimhumbur,
Rrëmbimthi mundur dremia,
Mirë, paputhur qerpikharqet,
Në mes muzash bredhëria...

Me të nënta ,dorëpërdorë,
Të Zeusit ,Mnemosinës,
Prijës,Apollon hyjnorin,
Flakën ,Olimp vetëtimës!...

Kaliopi, kjo  nismëtare,
Kush Homerin e drejtoi???
Dhe pa drita ,zë Iliadës,
Kush i dha...që e këndoi?!...

Epikën thithngjizur zemrës,
Mitet,legjendat të miat,
Orët ,zanat arbërore,
Dhe ty, Gjergj Elez Alia!...

Kalioja, ngjarje ,data,
Shkul nga shekujt historia,
Gjithë bëmat e Skënderbeut,
Ismail Bej ,Pavarësia!...

Eratoja... mal ambrozi,
Ia thirri për dashurinë,
Kush Lazgushit,po Petrarkës,
Ndez për Laurën çikëndinë?!...

Eftrepi,cepbuzës flaut,
Mallëngjyeshëm ligjëronte,
Lëndinat plot manushaqe,
Në parajsë i ylberonte!...

O, Melpomen tragjedia!...
  Plotë intrigë,dhunshëm merr hakë,
Hamlet,Otello ,Makbeth,
O, Shekspir ,pse i mbyt gjak???

Krenare ,Polihimnia...
Rreth flamurit  përbashkuar…
O, shqiptarë himnkombin tuaj,
Djepit ua kam ninulluar!...

Olimpi në tërmet vallesh,
Kori çangris kupëqiellin,
Terpsikora dirigjente,
Bashkë i tret ,lirën e fyellin!...

Talia ,përvuajtur Dantes,
Jooo,nuk qaj dot,ndaj dhe qesh!...
Vesmënxyrat e njerëzimit,
Komedisë tall e përqesh!...

Bubullinë…zhurmshëm,mërzitur,
Muzshkencë ,astronomia,
Si harruat,mëndjelehta,
A ,s’jini motrat e mia?!...

Gjumëngopur,shpirtqetësuar,
Hapa sytë…,qortova  ëmbël,
Ç’patët muza,pse më zgjuat?!...
Pse, s’më latë dhe pak në ëndërr?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ) ,22 . 7 . 2013 .

DYZIMI OH, Ç’TË TRALLISË!..
-----------------------------------------------

Çalë, çalë zbret urimi,
Vidhet buzës sikletosur,
Brënda vlimi gëlqeror,
Xhelozinë dhunshëm fundosur.

Ah, ky ,shpirt i fukarepsur,
Rrip i ngushtë e pus i thellë!..
Dashurinë e bujarinë,
Humbi fatin pranë ta mbledhë.

E mira ,shumë e arrira,
Shtrirë mbi shpatulla të tjera,
Sëbrëndshmi ty ,errësirë,
Jashtë çelitje si pranvera.

Sa,i shkoqur!...raskapitur,
Dyzimi  ooh.., ç’të trrallisë!...
Mjaftë,o njeri!..jo, kaq smirë!...
S’sheh…,u trete prej zilisë?!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 10 . 7 . 2013 .



S’KA ÇMË DUHET EMRI MUA!...
-----------------------------------------------------

Jam a s’jam poet ,vërtetë,
As e them ,as nuk e di.
Kohëshekulli sykritikë,
Shoshit perlën poezi.

Nëse shpirtra dallgëzoj,
Me fjalën e sheqerosur,
Bukur tingullin brilantë,
Jap mesazhin e përsosur,

Ai më karfos në gji,
Thellë në pasuritë e tija,
Më përdor si karamele ,
Ta mbaj në gojë ardhmëria.

Jo ,po s’gëzoj këto vlera,
Po stis vargje ,ece-ngece!
Kohëshekulli  jep një tundje,
Unë në tokë,si gjethe vjeshte.

Veç diçka më qartësohet,
Ndjeshmëria deri në kockë,
E bukur a e shëmtuar,
Bu,buuu,ç’pështjellim i fortë!...

Porsi dashuri e parë,
Bredhërin nëpër stomak,
Miza,flutura të vogla ,
Si lehona lindin vargë.

Zemërmbushur e tejngopur,
 Llojë , llojë ndiesie,
Eh..., ç’më duhet emri mua,
Kur shpërthej llavë poezie!....

Natasha Limaj ( Fejzaj ), 5 . 7 . 2013 .




Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου