Τετάρτη 19 Ιουνίου 2013

RIZA CATO

Nese deshironi ujvarat e pasterta dhe gjelberimin e fjales,lexoni poezite e poetit RIZA CATO dhe aty do ti gjeni...!



Rrungajat e shpirtit
_________________________
Rrungajat e shpirtit regëtinin sonte,
Nga gjumi më zgjuan sapo zbardhi dita.
S'i kuptoja ç'kishin ,syri më lotonte,
Mëndja e fiksuar aty rri përdita.

Rrudhat përmbi ballë më qenë ashpërsuar,
Thinjur dhe qepallat kthyer në borë mali.
Gishti më tregonte një gjë të harruar,
Zemra më punonte si dikur një djali.

Buzët tharë shkarpë,cërmëdel në brinjë,
Supet më rëndojnë nga pesha e mallit.
Ty po të kërkoja,por s'ishje në linjë
Edhe regëtima po i ngjitej hallit.

Të gjitha mendimet rrihnin në një pikë,
Jeta pa vëndlindje një ferr i vërtetë.
Këmbët dashamirëse mbathi edhe ik
Dhe atje qëndro si zogu me retë.

Rrungajat e shpirtit vinë të dallgëzuara,
Dallgët prekin malet ku u rrita unë.
Atje dhe një zall më ka robëruar,
Më shumë se floriri vlen edhe një gunë.

P.S. Poezi nga vëllimi i fundit poetik : " Buzëqeshje të Thyera "




Për Ty..
_________________

Dashurinë për Ty askush nuk m'a thinji,
Edhe pse m'u ngjitën mijra bukuroshe.
U thoshja me vete : Limni rehat ,limni,
E kam një zambak,kryeplakë në qoshe.

Dashurinë për Ty e di zemra ime,
Që ngacmon tiktakun çdo sekondë të ditës.
Kridhet e përdridhet në ato kujtime
Dhe zhytet i tëri në dy sytë e pritës.

Lahet edhe krihet në buzët e tua,
Në trupin e qelqt' dukem si pasqyr.
Nuk lë gjë pa bërë nga koka në thua
Edhe projektohem në tënden fytyr.

Dashurinë për Ty e dinë këto male,
Që zënë e rënkojnë si një i plagosur,
Një shikimi yt largon mijëra halle
Edhe më përdredh si mish i tymosur.

Dashurinë për Ty askush nuk ma thinji
Kurrë mos të mendojnë se ka hapësira.
Ua them me gjithë shpirt :Bëni mirë ta dini
Atë e kam lule që më fal çudira..


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου